Rama publikon tjetër material: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit
Kryeministri Edi Rama edhe sot ka një reagim për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.
Kreu i qeverisë shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar. Rama shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin të paktën 9 minuta kohë.
”As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH


