Rama publikon videon dhe thumbon kritikët: Me këto pamje ju uroj një të dielë të bukur!

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën tregohet sesi menaxhohen mbetjet në inceneratorë. Sipas tij procesi i riciklimit të mbetjeve kalon në disa faza dhe në asnjë moment nuk dëmtohet natyra.

“MIRËMËNGJES dhe me këto 200 sekonda shumë të këndshme ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama dhe disa ministra ndodhen nën hetim për korrupsionin e inceneratorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?