Rama publikon videon se si do të duket ura mbi Bunë: Shtysë e re e lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar projektin e “Urës mbi Bunë”, marrëveshja për zbatimin e të cilit u firmos dje gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë malazeze.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, -shkruan Rama mëngjesin e sotëm në facebook.