Pas takimit me zyrtarin e DASH-it, Rama hidhet në kundërsulm ndaj PD për situatën e kanabisit
Pas takimeve me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve, Aleksander Arvizu, i cili u njoh nga afër me situatën e krijuar nga fenomeni i narkotrafikut, Kryeministri Edi Rama duket se është hedhur në kundërsulm, duke akuzar Partinë Demokratike, për kultivimin e kanabisit në vend.
Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka renditur disa të dhëna të Policisë së Shtetit, që sipas tij, janë mbajtur të fshehta për vite të tëra, lidhur me kultivimin e kanabisit në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, gjatë viteve 2007-2013 është kultivuar kanabis pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
Partia Demokratike akuzon qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në hambar droge. Sipas liderit të opozitës “kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës”.
Videoja e publikuar nga Kryeministri
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154051765871523/
KOHA JONË SONDAZH

