Rama: Qëndrimi i Francës kundër negociatave ishte për politikë të brendshme të Macron

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “Opinion” se qëndrimi i Francës kundër hapjes së negociatave ishte dhe për shkak të politikës së brendshme në këtë shtet.

Kryeministri tha se çështja e azilantëve që përmendi presidenti Emanuel Marcon ishte diçka që kish lidhje vetëm me çështjet e brendshme të Frnacës. Sipas tij, numri i azilantëve shqiptarë nuk është problem për Francën. “Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil, a ku di unë janë për politikë në Francë. Çfarë përgjegjësie kam unë për ikjen, nëse nuk akuzohem se nuk kam barazuar standardin e jetesës së Shqipërisë me Gjermaninë? kjo gjë ndodh kudo. njerëzit ikin për standarde më të mira jetese, për t’i arritur sa më shpejt”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se të vetmet vende që kundërshtuan ishin Franca dhe Danimarka, e jo një shumicë kundër. “Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte pro, por me disa kushte. Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin ‘po’ pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?