Rama: “Rana e Hedhun”, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot pamje nga “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Rana e hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit. Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë pamje magjepsëse të një prej plazheve më të bukura të veriut “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ju uroj një të diel të paqtë”- shkruan Rama.
Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.
KOHA JONË SONDAZH

