Rama reagon për marrëveshjen e detit: Greqisë i takojnë 12 milje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zyrtarizimit që Greqia i bëri zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar edhe dokumentet e vitit 1990, ku sipas tij tregohet se Greqia bëri sot atë që Shqipëria e ka bërë para 30 vitesh.
Sipas tij, shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh. Kryeministri sulmon opozitën dhe thotë se 12 miljet Greqia i ka marrë se i takojnë.
Ja se ç’thotë Rama sot:
“Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!
Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh!
E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!
Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!
Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë as ne s’kemi ne çfarë kontestojmë tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet…”, shkruan Rama.
Pra kryeministri duket se e ka mbyllur pazarin me Greqinë duke ia dorëzuar asaj detin shqiptar.
Lexoni edhe…
- Koloneli Myslim Pashaj: Me zgjerimin 12 milje, Greqia merr territor nga Shqipëria
- Dekreti grek në kundërshtim me paragrafin e parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara
- Avokati Zaçe Islami: Dekreti i Greqisë për zgjerimin e kufirit detar vërteton tradhtinë e lartë të Edi Rama
- Prof. Dr. Elmas Leci: Ujërat territoriale nuk mund të jenë pronë e marrëveshjeve të fshehta
- Berisha: Marrëveshja e fshehtë e Ramës, thikë e tmerrshme pas shpine ndaj Shqipërisë!
- Vasili: Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik!
- Konstitucionalisti Jordan Daci: Diskutimi me grekët për kufirin detar i stisur
- Shpëtim Idrizi: Rama po shet interesat kombëtare. Çështjen Çame nuk ia ka lënë Kristaqi që të bëjë si të dojë