Rama reagon për thirrjen në Hagë të Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është thirrur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë për të dëshmuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Veseli, i cili lajmëroi se do të paraqitet atje më datë 4 dhjetor.  “Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftesë më 4 dhjetor”, deklaroi Veseli.

Prokuroria Speciale më herët thirri edhe Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t’u paraqitur në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës. Në lidhje me festës e bërë nga Haga për Veselin, reagoi edhe kryeministri Rama duke shprehur solidaritetin e tij për kreun e PDK-së. Rama e cilësoi ftesën të padrejtë nga Gjykata Speciale, por shtoi se do dëshmohet edhe një herë lufta e drejtë e UÇK për lirinë e popullit të Kosovës.

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin” shkruan Rama në twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?