Rama: Reformat po na çojnë në BE, s’ka më ndërtime pa leje!
Kryeministri Rama foli sot në rubrikën e tij “Sy m’sy” edhe për teorinë e dëmtimit të turizmit, duke e mohuar dhe këmbënguli se ka ardhur koha që t’i jepet fund epokës për ndërtimet pa leje dhe që të lirohen hapësirat publike.
“Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga komentet e qytetarëve për kryeministrin Rama në Facebook.
“Këto janë komentet tipike të hedhjes së pallavrave. Sepse nëse ka një gjë që ne kemi bërë, është se kemi shmangur pikërisht shmangien e një ushtrie socialiste të shtetit. Natyrshëm me të gjitha metat e veta, boshllëqet e veta, nuk do ishim sot në kushtet e negocimit me BE-në, ku një nga pikat është transformimi i administratës publike. Akoma sot në vitin 2025 këtu ndërtohet pa leje. Unë dhe ne jemi për të menduar për 99% të shqiptarëve që nuk ndërtojnë pa leje dhe që kërkojnë fundin e fenomenit për ata që ndërtojnë pa leje”, tha kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

