FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Reformat po na çojnë në BE, s’ka më ndërtime pa leje!

Kryeministri Rama foli sot në rubrikën e tij “Sy m’sy” edhe për teorinë e dëmtimit të turizmit, duke e mohuar dhe këmbënguli se ka ardhur koha që t’i jepet fund epokës për ndërtimet pa leje dhe që të lirohen hapësirat publike.

“Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga komentet e qytetarëve për kryeministrin Rama në Facebook.

“Këto janë komentet tipike të hedhjes së pallavrave. Sepse nëse ka një gjë që ne kemi bërë, është se kemi shmangur pikërisht shmangien e një ushtrie socialiste të shtetit. Natyrshëm me të gjitha metat e veta, boshllëqet e veta, nuk do ishim sot në kushtet e negocimit me BE-në, ku një nga pikat është transformimi i administratës publike. Akoma sot në vitin 2025 këtu ndërtohet pa leje. Unë dhe ne jemi për të menduar  për 99% të shqiptarëve që nuk ndërtojnë pa leje dhe që kërkojnë fundin e fenomenit për ata që ndërtojnë pa leje”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?