Rama replika me gazetarin italian për marrëveshjen e emigrantëve

Teksa priste pjesëmarrësit në samitin BE-Ballkani Perëndimor para Pallatit të Koncerteve, kryeministri Edi Rama pati një komunikim nga distanca me disa gazetarë italianë të pranishëm në zonën e mediave.

Njëri nga gazetarët e pyeti kryeministrin lidhur me kostot që do të mbulohen nga qeveria shqiptare në marrëveshje me Italine për emigrantët dhe përgjigjja e tij ishte se çështja e kostove është plotësisht e Italisë.

Ai u pyet edhe në lidhje me çështjen Beccheti, por përgjigjja e kryeministrit shqiptar ishte se nuk e di kush është Beccheti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Replika e Ramës me gazetarin Italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?

Rama: Pse jo!

Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashtë kampeve.

Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.

Gazetari: A iu rezulton që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 mln eurove?

Rama: Nuk e di kush është Beccheti.

Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?

Rama: Nuk mund ta parashikoj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?