Rama rikthehet në Kuvend: I gatshëm të dëgjoj Bashën, por s’kemi fituar asnjëherë dhe s’do fitoni
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend, disa orë pasi PD-ja bllokoi punimet e Kuvendit, për shkak të mungesës së kreut të qeverisë.
”Dy fjalë ju detyrohem, kam detyrimin të qëndroj në sallë kur për një arsye dhe një tjetër nuk mund të jem në sallë. Shiko keni 2 orë që më kërkoni tani vij do më lini të flas. Së dyti dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq humor që është kërkuar nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë dhe gjithçka që ka interes për ne shënohet dhe analizohet më pas.
Unë nuk erdha në 4 për shkak të ngarkesës së punës si rezultat i paktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur. Ju bllokuat foltoren dhe ajo që thashë dhe më parë dhe po e përsëris, me të keq me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengese me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitoni asnjëherë. Jam i gatshëm ta dëgjoj Bashën.
I dëgjoj atyre që thashë sot dhe po iu them e gjykova të drejtë kërkesën tuaj të jem këtu sot por skam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj dhe sa mendoni ju që duhet të qëndroj. Unë ju thashë që do jem në 5 dhe ju bllokuat foltoren, u detyrova të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni. Do iu krijoj kushte të favorshme psikologjike”,- tha Rama.