Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të vizitorëve, është prezantuar projekti për rikualifikimin e peizazhit në pikat hyrëse doganore të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të reja nga pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Murriqanit, të cilat kanë marrë një pamje të re me kushte dinjitoze dhe mikpritëse.

Qëllimi i projektit është unifikimi vizual dhe funksional i pikave doganore, duke i kthyer ato në një prezantim të parë pozitiv për turistët e huaj që hyjnë në vend nga rruga.

“Pikat doganore të Hanit të Hotit dhe Murriqanit përfaqësojnë tashmë kushte dinjitoze mikpritjeje, në kuadër të uniformizimit të pikave hyrëse nga toka dhe në funksion të mirëseardhjes e lehtësimit të intensitetit të shtuar të pasagjerëve gjatë sezonit veror,” shkroi Rama në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me fotografi nga infrastruktura e përmirësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt, i ideuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka nisur fillimisht në pikat kufitare me fluks më të madh turistik dhe do të shtrihet më pas në të gjithë territorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikualifikimi synon jo vetëm përmirësimin e estetikës dhe kushteve fizike, por edhe lehtësimin e përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve, duke dhënë një sinjal të qartë për orientimin e Shqipërisë drejt standardeve të përparuara të mikpritjes dhe shërbimit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, rrugë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?