Rama: Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni, aq më mirë do të jetë për Laçin

Në Laç, kryeministri Edi Rama u dhuroi 500 familjeve çelësat e banesave të rejave, për ata që u prekën nga tërmeti i 2019.

Kreu i qeverisë shqiptare uroi laçianët që të lindin sa më shumë demokratë me mend në kokë.

“Të votoni si të doni gjithë jetën. Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni, aq më mirë do të jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë. Edhe një gjë tjetër, barin ne e mbollëm, ju duhet ta mbroni. Është një nga parqet më të bukura komunitare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa po fliste për rindërtimin e bashkisë së Kurbinit, Kryeminstri nuk ka kursyer batuatat as për kryebashkiakun Erjon Veliaj, për të cilin tha se e sheh në ëndërr godinën e re të bashkisë së Kurbinit!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shikoni godinën e bashkisë së Kurbinit, atë dhe lali Eri nuk e shef në ëndërr, do jetë bashkia më e bukur dhe më funksionale. Ne do të bëjmë investime të reja për projektin e ri”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?