Rama: Samiti i Parisit, epokë e re për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi Samitin e Parisit, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.

Gjithashtu, kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit.

“Nga ana tjetër më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë sëbashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lançojmë sëbashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?