Rama: Saranda dhe Ksamili, destinacione joshëse për turistët nga e gjithë bota

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rritjen e vizitave turistike në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil. Ai ka vlerësuar detin, plazhet publike dhe mikpritjen shqiptare si faktorët kryesorë që i bëjnë këto destinacione të pëlqyera nga turistët ndërkombëtarë.

Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme,” shkruan Rama.

Saranda dhe Ksamil janë ndër destinacionet më të kërkuara në bregdetin shqiptar, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë për bukuritë natyrore dhe ujërat kristal të Jonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?