Rama: Satelitë dhe drone për të kontrolluar territorin

Kkryeministri Edi Rama këtë të martë teksa u prezantua buxheti për Policinë e Shtetit, tha se sateliti i parë shqiptar do të jetë në orbitë në Mars, si një super inspektor i vetëm që do të kontrollojë çdo cep në luftën me kultivimin e kanabisit.

Rama i kërkoi Policisë dhënien fund të kulturës se policia nuk merret me krime mjedisore apo ndërtimet pa leje.

”Satelitët do ta bëjnë të pamundur, jo kultivimin e parcelave të tëra, por kultivimin përtej 70 cm, që sateliti nuk sheh më në mënyrë të detajuar. Çdo ditë në kohë reale policia do të ketë përpara syve çfarë ndodh në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Për të drone inteligjente nga ajri, do të jenë në dispozicion të Policisë së Shtetit për të pikasur parcelat me drogë dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

SHKARKO APP