FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama shkon në Romë, pritet nga Meloni

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë të Italisë, për të marrë pjesë në konferencën e rimëkëmbjes  së Ukrainës.

Në mbërritje, Rama është pritur nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa mes tyre ka pasur edhe një bisedë miqësore, që u shoqërua me përqafime, puthje dhe të qeshura. Dy kryeministrat shtrënguan edhe duart para mediave të pranishme.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?