Rama shkon në selinë rozë, mbledh deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut.

Kreu i qeverisë shihet me një bllok në dorë teksa hyn brenda ambienteve të selisë rozë. Mbledhja raportohet që sapo ka filluar.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë mblodhi në një takim deputetët si dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri u kërkoi që të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave dhe koordinimin me pushtetin vendor, me strukturat e bashkisë për gjetjen e zgjidhjeve.

SHKARKO APP