Rama shpërblen bashkëpunëtorët në Kuvend, fut opozitën në listat e PS-së, zbulohen dy emrat e parë
Kryeministri Rama i hapi rrugën kandidimit të deputetëve të opozitës së re në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama u shpreh se gjithçka në lidhje me emrat do të vendoset pas vlerësimeve të bëra nga drejtuesit e qarqeve.
Mësohet se dy nga deputetët e opozitës së re, të cilët do të kandidojnë me Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, ish-deputet i LSI-së si edhe Reme Lala, e cila e mori mandatin e saj nën siglën e PDIU-së në Dibër.
Të dy ata, siç bën me dije gazetarja Esiona Konomi për “Abc News” do të kandidojnë në qarkun e Tiranës, por lista e opozitarëve që do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste është edhe më e gjatë se kaq. /Abc News