Rama shpërthen ndaj gazetarit, nuk lejon t’i preket shtëpia. Dy fjalë për Blushin e Kokëdhimën

Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me gazetarët, por u nxeh në momentin që njëri prej tyre kërkoi të dinte më shumë për shtëpinë e tij në Surrel.

Rama: Ju si ABC e keni treguar shtëpinë time shpeshherë, asgjë tjetër s’keni bërë përveçse keni shpifur.

Gazetari: Na lejoni ta shohim më nga afër

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Shtëpinë e kam për familjen dhe miqtë, ju nuk jemi miqtë e mi…

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: Po kur nuk na lejoni…

Rama: Ajo që keni bërë është jo korrekte dhe jo etike, negative dhe e qëllimshme për të manipuluar opinionin publik. Kam një shtëpi modeste më shumë se e atyre që bëjnë opininistin. Po, ka mur të madh se unë jam i gjatë

Ndërsa kur gazetarja e Top Channel e pyeti nëse rrezikonin shqiptarët t’ju kthehej sërish regjimi i vizave, Rama ia kthen: Elona unë e di që ti je blu, por mos u bëj kaq blu e thellë. Të lutem Elona!

Por a do ta ketë kryeministri Vunoin vendin e pleqërimit tani që u përjashtua Kokëdhima nga PS? Kryeministri ka rezervuar këtë përgjigje për gazetaren e TV Klan: Ti je më e mirë se kaq, mund të bësh pyetje më të mira se kaq…”

Ndërsa kur e pyetën për koston që mund të kishin shqiptarët nga PPP-të, kryeministri i tha gazetares së SCAN: “Po jua shpjegojmë ne, edhe pse këtë duhet t’ua shpjegoni ju qytetarëve se jeni gazetarë”.

Por a i vjen keq kryeministrit që ka humbur dy miq në vitin që po lëmë pas, Blushin dhe Kokëdhimën? Kryeminsitri ka sqaruar se kur bëhet fjala për cënimin e partisë, nuk bënte dallime.

“As njërin, as tjetrin nuk i kam bërë miq si anëtar partie por si individë, miqësitë e mia nuk më ndikojnë në moskryerjen e detyrës time ashtu siç unë mendoj që duhet ta kryej. Kur cenohet PS nuk bëj dallime miq apo jo miq, në momentin kur cenohet puna e përbashkët. Kur kyn në këtë punë ka gjithmonë keqardhje…”, sqaroi ai.

Video:

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?