Rama: Shpifja dënohet me burg në BE, gjysmëgjelat tanë vetëm gjobë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar sërish një status në rrjetet sociale për paketën antishpifje. Shefi i qeverisë thotë se në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, ndërsa në Shqipëri, thotë ai, do të dënohen me gjobë.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE. Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu!
Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u nxjerr jashtë goja?
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE!Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s'meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja👊
— Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2018