Rama: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, jo më bashkë në rrugën drejt BE-së. Secili sipas meritës

Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive, thotë se ndarja e Shqipëria dhe Maqedonisë së Veriut për rrugën drejt BE-së, ishte në mënyrë natyrore.

“Sot mendoj se rrugët tona në mënyrë natyrore u ndanë. Për shkak se në momentin kur një vend nis negociatat aderuese, rruga e tij varet nga meritat, jo nga politika dhe gjeopolitika. Të paktën kështu është në letër. Megjithatë, e dimë se ndonjëherë, ajo çfarë shkruhet në letër nuk ndodh në realitet. Por, nuk shoh më arsye të jemi bashkë. Secili ka rrugën e vet”,-tha Rama.

BE-ja në mars të vitit 2020 vendosi që Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat, por që kjo u bllokua nga Bullgaria. Që të nisin negociatat dhe të hapen klasterët, Maqedonia e Veriut fillimisht duhet të bëjë ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht bullgarët të futen në preambulën e Kushtetutës, për të cilën nevojiten 2/3 e votave në Kuvend.

SHKARKO APP