Rama: Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në misione paqeruajtëse

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës“.

“Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”, thotë Rama.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara që manifestohet çdo vit në 21 shtator. Njerëzit anembanë botës, përcjellin, mesazhe solidariteti, paqeje e humanizmi.

SHKARKO APP