Rama: Shqipëria në drejtimin e duhur, veç moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri Edi Rama  këtë pasdite zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër. Për të arsyeja pse ka vendosur që në këtë xhiro të parë të ditëve drejt finishit të bëjë këto takime me gratë dhe vajzat, sepse është krenar për faktin që sot PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave që i është bashkuar fuqisë së burrave dhe djemve që ka qenë këtu gjithmonë.

“Kemi arritur të kemi 40% gra dhe vajza në PS, që është një shifër e konsiderueshme, por nuk duhet të ndalemi deri kur të bëhet 50%. Dhe unë them nuk duhet të ndalemi deri kur të kemi një grua ose vajzë më shumë se burrat dhe djemtë”, tha Rama. Kreu i PS-së, foli edhe për sondazhin e transmetuar mbrëmë në një televizion nga njeriu i sondazheve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

”Është një nga sondazhistët më të mirë të Amerikës dhe për hir të së vërtetës në Amerikë ai këmbëngulte që opinioni publik anonte nga Trumpi, ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve këmbëngulte të kundërtën, në fund i doli fjala. Po isha kurioz të shikoja çfarë kishte nxjerrë ai si konkluzion nga anketimi i parë. Kapa një pjesë që ai kishte marrë opinionet e publikut edhe kishte nxjerrë si përfundim që 50% e shqiptarëve mendojnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra gjysma ishin në idenë që vendi po ecën në drejtimin e duhur, që është një gjë shumë domethënëse dhe për hir të së vërtetës në kohën e sotme shumë e rrallë. Dhe gjëja që më la pa fjalë, nuk po arrija të kuptoja nëse vërtetë po i dëgjoja ato komentet e atyre që ishin mbledhur atje dhe që kishin dhe vërejtje pse them unë që gjysma e burrave janë çyrykë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata po i thoshin ato gjëra, ata po e vërtetonin me fjalët e tyre atë që them unë, sepse jepnin tani argumentet pse gjysma e popullit, si ka mundësi që shumica e popullit mendon që vendi po shkon në drejtimin e duhur, sepse ata mendojnë që vendi shkon në atë drejtim që kanë ata në kokë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?