Rama: Shqipëria shënon rritje për konkurueshmërinë ekonomike. FEB nuk është as mafia e as klient i qeverisë

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike. Argumentat e tij kreu i qeverisë i bazon tek të dhënat e publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror.

Ektuziazmin e tij, Rama e shpreh në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke i kujtuar opozitës se ky forum nuk është as mafia, as kartel droge dhe as klient i qeverisë shqiptare

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

FORUMI EKONOMIK BOTËROR nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste! Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike.

Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global.

Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë.

Ndërsa krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?