Rama: S’kemi pranuar vendet e rezervuara. Nuk kam koment për Rroshin

Kryeministri Rama hodhi poshtë deklaratën e djeshme të Bashës së ai ka pranuar vendet e rezervuara. Në një konferencë për mediat, Rama dhe se as kemi pranuar dhe as do të pranojmë vendet e rezervuara.

Ai ka folur edhe për çështjen Roshi, i pyetur nga gazetarët.

“Une nuk kam asnje koment pasi nuk bëj pjese te ata që nuk u pëlqen diçka, përdorin pozicionin e tyre për të sulmuar prokurorinë. Por nënvizoj se çështja duhet parë me vërtetësi dhe përgjegjësi të plotë. Nuk mund të heshtim kur shikojmë ndodhira që kapërcejnë kufijtë e arsyes, si ndodhia e Drejtorit të Policisë Haki Çako, ku në shkelje të ligjit dhe pa prova u bë pezullimi i tij. Jam fuqimisht dhe me gjithë zemër në mbështetje të çdo anëtari të familjes sonë politike, por ata duhet të vërtetojnë publikisht pafajësinë e tyre”, tha kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të shembim këtë sistem kënete drejtësie”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?