Rama s’njeh komandatët e UÇK-së, Vasili: Lidheni këtë se turpëroi dynjanë!

Placeholder Image

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Pejë është komentuar gjërësisht nga faktori politik brenda dhe jashtë vendit, dhe kjo jo për mbledhjen se sa për deklaratat që lëshoi sot kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama në drejtim të Serbisë, por më keq akoma, ato në drejtim të Bashkimit Europian.

Ndërkaq, duket se një tjetër detaj nga deklaratat e sotme të Ramës nuk i ka shpëtuar kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili publikon në rrjetet sociale videon nga konferenca e përbashkët pëtr shtyp mes kryeministrit shqiptar dhe atij kosovar, ku dëgjohet që Rama e cilëson Hashim Thaçin komandant të UÇK-së. Teksa i kujton Ramës që komandant ka qenë Agim Çeku, Vasili thekson se Rama duhet lidhur, pasi po tërpëron dynjan me deklaratat e tij

“Edi Rama lë nam në Kosovë e thotë që Hashim Thaçi është komandant i UÇK kur komandant ka qenë Gjeneral Agim Çeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidheni këtë se turpëroi dynjanë, bëri lëmsh UÇK-në edhe pa pasur asnjë lidhje, mendo të kish qenë në Kosovë në kohë të luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqë është gënjeshtar me nam dhe nuk e ka për gjë ta mohojë këtë që ka thënë, shikojeni vetë videon”- thekson Petrit Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2756292024384779/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?