Rama: Sot mbledhim 90 % të mbetjeve në vend. Himara histori suksesi

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, u shpreh se qeveria ka kohë që merret me këtë problematikë dhe i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme, sidomos nga nisja e mandatit të tretë.

“Bilancet janë pozitive, por nevoja për të ecur shumë më shpejt më parë është realisht therëse. Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që kur ne e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrni ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, ata të Elbasanit apo Fierit ku sot situata është tjetër, e kujtoni se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malet e plehrave që sillnin ajër të ndotur në çdo dritare. Nëse 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar. Dua të përmend Himarën si histori suksesi. Shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm, i një zgjimi të befasishëm të kryetari të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për tu marrë shembull nga të gjithë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?