Rama, sot në Milano: Ne shqiptarët jemi përgjegjës të barabartë për të ardhmen e Evropës
Rama: Një adhurim deri në vetëmohim, i një Italie që në mendjen e Shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë, ku gjendej parajse. Një dashuri pa kushte, por fatkeqësia më e madhe ishte se Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori kur ikin dritat, si atëherë kur italianët e fundit u morën në shtëpitë e shqiptarëve të cilët i ushqyen dhe i trajtuan si të shtëpisë derisa i nisën për në familjet e tyre.
Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndanin histori të trishta dhe të pamundura, histori që e kanë vendin të peisazhe të zymta të shpirtit njerëzor. Me vuajtjet pa zë, në një kohë kur traumat e përpjekjes për t’u përshtatur quheshin domosdoshëmri e procesit të integrimit.
Ne shqiptarët jemi përgjegjës të barabartë për të ardhmen e këtij kontinenti, një Europë që sot është e sfiduar si asnjëherë më parë. Nuk i ndërruat emrat si ata në Greqi, për një arsye që do mbete njollë turpi, në historinë e shoqërisë demokratike.
Sot shtet demokratike ose ia dalin të gjithë së bashkë në Europë, ose mbesim mbrapa në një Europë që sot është më shumë e sfiduar që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ia doli të bashkohej pa lojëra politike apo për të pritur që gjermano lindorët të përshtateshin. Ndërsa BE u zvarrit me zgjerimin derisa rusët u shfaqen me luftën e parë pushtues për dekada duke e bërë Europën të kuptojë se duhet të bashkohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë, jo të bashkohet me hapin e breshkës përmes buroracisë.
Në vijim të fjalës së tij emocionuese, Kryeministri, Edi Rama në takimin me komunitetin shqiptar të Italisë, sot në Milano, mes të tjerash shtoi: “Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.
Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera kreu i qeverise shqiptare.