FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Sot turizmi në Shqipëri, realitet krejt ndryshe nga e kaluara

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në takimin e 70-të të komisionit për Evropën që u mbajt sot në Tiranë nga Organizata Botërore e Turizmit.

Duke kujtuar kohën kur Shqipëria nën regjimin komunist ishte një vend “i ndaluar” për turistët, Rama tha se tashmë ndodhemi në një realitet të ri ku që në fillim të vitit kemi një numër të lartë vizitorësh në vend.

“Sot kemi realitet tërësisht ndryshe me më shumë se 10 milionë turistë që erdhën në Shqipëri vitin e kaluar dhe shifra shumë të larta që kemi këtë fillim viti. Kjo nuk është vetëm gjë e mirë por edhe sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë nëse duam që Shqipëria të ecë para në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme. Të krijojmë më shumë mundësi që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre por edhe të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik”,– tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?