Rama: Subvencionet në bujqësi janë përdorur për të blerë vota

Ndërsa ka marrë pjesë paraditen e sotme në prezantimin e paketës për mbështetjen e bujqësisë, ai ka thënë se kjo situatë duhet të ndryshojë.

Preferuam  të fokusohemi në një qasje të re, në këtë paketë e cila për herë të parë i afrohet fermerit me gjuhën e re të dijes dhe grandeve konkurruese.

Jemi shumë larg asaj që kemi ambicie të arrijmë por kemi hedhur hapin e parë.

Po nuk preferuam ilaçet e hidhura të së vërtetës, përkundër gënjeshtrave të ëmbla do vazhdojmë të vuajmë.

Drejtoritë tona të bujqësisë janë struktura që i duhen vetëm dreqit.  Janë struktura pasive, që nuk e udhëhqein procesin po e ndjekin nën udheqjen e Ministrisë. 

Shteti është konsideruar si lopë që të gjithë duan ta mjelin në mënyrë pasive e kur vjen puna tek subvencionet. Këto për shumë vite janë përdorur për fushata politike. Disa injorantë partiakë kanë shpërndarë disa lekë të shtetit në bazë të votave”, deklaroi Rama.

Ai ka thënë se për qeverinë është sfidë kalimi i bujqësisë nga mbijetesa, në një sektor që sjell fitime.

Këtu është dhe sfida kryesore, dhe përtej masave afatshkurtra e afatgjata.

Sfida kryesore është të kalojmë nga një bujqësi e mbijetesës dhe padijes në një bujqësi që sjell fitime.

Gjenerata e re nuk preferon të marrë stafetën e babait e nënës që rropatet për të punuar tokën.

Ndihma e Bashkimit Evropian për ne në këtë sektor nuk janë vetëm burimet e mbështetjes financiare, por duhet edhe dija.

Atë që mund të ndryshojmë përmes dijes nuk mund ta ndryshojmë përmes parave.

Sot ajo që ne kemi trashëguar në sektorin e fshatit është një situatë ku duket qartë se çfarë mund t’i bëjë një vendi politika e subvencionimit të mbijetesës”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP