Rama ”sulmon” ambasadën ruse: Mendova se ishte meme, provokim qesharak
Gjatë konferencës së fundit me gazetarët, kryeministri Edi Rama ”sulmoi” ambasadën ruse në Tiranë, ku tha se qëndrimin e tyre e sheh si provokim.
”Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato”,-tha Rama.
Ambasada ruse në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i është drejtuar qeverisë shqiptare duke thënë se Rusia është e gatshme që të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” në vendin tonë. ”Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër Covid-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”, thuhej në postimin që i drejtohej drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.
Dje ambasada ruse i ka shprehur drejtorit tuaj të komunikimit që Shqipëria të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, a do i përgjigjeni pozitivisht?
Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Twitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettwit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.
Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.
Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur.