Rama sulmon kritikët e anti-KÇK: Janë qorra që bëjnë avokatin e krimit

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot sërish juristët, mediat dhe politikanët që kanë shprehur rezerva për operacionin Anti KÇK. Në një postim në Twitter, duke marrë shkas nga shqetësimi i një qytetari që thotë se nuk e kupton përse mediat janë kundër këtij operacioni, Edi Rama shprehet se këta që kritikojnë janë avokat të krimit.

Postimi i plotë në Twitter i kreut të qeverisë:

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë ,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?