Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI-në, e kishim nyje në grykë!

Kreu i PS, Edi Rama, nga Dimali, ka sulmuar partitë e vogla, duke i quajtur të rinj vetëm në moshë e fytyrë por jo në çështjet e politikës.

Rama sulmoi edhe Berishën duke thënë se shkrirja e SPAK, do të thotë të kthehet drejtësia në “kënetën e bufit”.

“Bufi thotë se më 12 maj do të shkrijë SPAK-un.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të thotë se drejtësia do të kthehet në kënetën e bufit. Dmth kur vriten 4 qytetarë poshtë zyrës së bufit, do të kthehen sportelet që njerëzit do të copëtohen në radha dhe emigrantët do të vijnë këtu në vend për të marrë shërbime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa për lekët, e dini ju, si janë 6 milionë dollarë për të pastruar imazhin e bufit. Ata më të rinjtë, thonë se po na erdhi ne në dorë kjo punë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ndërkohë që ne presim që të hyjmë në BE të marrim pasaportën evropiane dhe të marrim një buxhet ekstra. Po të hyjmë në BE, 300 milionë në vit janë vetëm për bujqësinë.

Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje.

Dmth e kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Majin meqë është dita e punëtorëve e të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, të rinjtë duan të bëjnë të njëjtën gjë. Ca të rinjsh, të rinj në moshë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do shkojnë në zgjedhje të parakohshme”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?