Rama takim me nxënësit e ekselencës, mbron reformën në arsim

Megjithëse pushim, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë thirrur në një takim nxënësit e ekselencës, të cilët janë vlerësuar nga barometri global i arsimit, PISA 2015.

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë mbrojti një nga reformat më të debatuara, atë në arsim. Për kryeministrin kjo reformë do t’i japë rezultatet në vitet në vazhdim.

“Rezultatet e reformës ashtu si çdo reformë duan kohë, duan vite… Reforma në arsim do të dojë kohë të provohet në faktet reale të jetës përtej mureve të shkollës, si një nxitëse e pazëvendësueshme e një tranforimi të madh ekonomik e social të Shqipërisë. Gjithë kundërshtia e reformës në arsim nuk është përmbajtësore, por ideologjike. Ideologjia e lëmoshës, e qetësimit të gjakrave dhe e uljes së tensioneve për të kaluar radhën”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi në përditësim…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?