Rama takim me studentët serbë tifozë në ndeshje
Në fjalën e tij, Rama i kërkoi studentëve më tepër bashkëpunim mes dy vendeve duke theksuar se dy vendet nuk janë armiq, por miq. Duke mos lënë pas atmosferën në prag të ndeshjes mes dy vendeve Rama tha se ajo çka është e rëndësishme sot është të fitojë imazhi, qytetërimi dhe tradita e Shqipërisë
“Nuk e fshehim që është një ndeshje me emocione shumë të forta. Eshtë me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të fitojë. Ministri do thotë është me rëndësi që Serbia të fitojë, por më e rëndësishme është që të fitojë qytetërimi. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojë tradita e mikpritjes jo vetëm për mikun por edhe për kundërshtarin. Në kodet tona më të vjetra ka një sërë porosish për mënyrën se si duhet trajtuar me respekt edhe armiku, për më tepër që ne s’jemi më armiq, përkundrazi në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, ndërsa në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq përditë e më të mirë” deklaroi Rama
Shefi i qeverisë u ndal edhe tek incidenti i djeshëm i goditjes me gurë të autobusit të kombëtares serbe, ku tha se ajo ishte vepër e një 14 vjeçari dhe ndaj duhet ende shumë punë që një frymë e tillë të marrë fund.
50 studentë serbë kanë mbërritur në Tiranë, nën shoqërinë e ministrit serb të arsimit, Sërgjan Verbiç. Ata do të mirëpriten si miq në familjet e 50 studentëve shqiptarë, dhe pritet që kjo vizitë të kthehen dhe në Serbi.
KOHA JONË SONDAZH

