FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, takim me trupin diplomatik: Progresi i Shqipërisë vazhdon ende

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri ka thënë se ky vit i mirë për vendin tonë, falë edhe mbështetjes së tyre dhe Bashkimit Europian.

Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë, do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.

Megjithatë nuk është shumë e vështirë që kjo dhunë të zgjasë për shumë kohë. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e këtij viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri jo shumë kohë më parë, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ka qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?