Rama takon homologun suedez: Diskutohet politika rajonale e Shqipërisë
Takimi është njoftuar përmes rrjeteve sociale nga Kreu i Qeverisë shqiptare.
Në poostimin në Twitter, Rama thekson se gjatë këtij takimi me Löfven është biseduar për politikën e re rajonale të vendit tonë, marrëdhëniet me Shqipëri-BE si dhe për thellim të bashkëpunimit dypalësh.
“Drekë pune me kryeministrin suedez për politikën tonë të re rajonale, marrëdhëniet me BE dhe bashkëpunimin dypalësh”, shkruan Rama
Kryeministri shqiptar është nisur sot drejt Suedisë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Në një postim të mëparshëm, Rama nënvizonte takimin e mbajtur me ambasadorët suedezë të rajonit, ku temë kryesore ishte dinamika e re e politikës së jashtme të vendit tonë. /