Rama takon Merkel, Gjosha për ”KJ”: Kam vetëm një pyetje për Kryeministrin
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka zhvilluar takime me politikën gjermane, për të marrë mbështetjen e munguar në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama u shpreh se ndihet i inkurajuar nga vlerësimet pozitive.
Ndaj ne kontaktuam me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, lidhur me këtë vizitë të kreut të qeverisë. E pyetur se nëse në tetor do të marrim përgjigje pozitive dhe si e vlerëson këtë takim, ish-deputetja e LSI-së u përgjigj shkurtimisht. ”Në fakt unë kam një pyetje për Kryeministrin: Kur është data e çeljes së negociatave dhe a ka ndonjë kusht për këtë?”,-tha tha Gjosha për ”Koha Jonë”.
Koalicioni qeveritar në Gjermani, në votimin që do të bëjë në shtator, pritet që t’i vendosë kushte Shqipërisë. Mësohet se dy kushtet që Gjermania pritet t’i vendosë Shqipërisë janë Kodi Elektoral dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

