Rama takon Merkelin, kërkon PO-në gjermane për Integrimin
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e vendeve skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Kreu i qeverisë shqiptare do të takojë sot kancelaren Angela Merkel, ndërsa vizitën e ka nisur me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.
Rama thotë se ndodhet në Bundestag për të kërkuar ”PO”-në, ndërsa bashkëbisedimi në Komitetin e Çështjeve Europiane i hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

