Rama takon punonjës për paketën e Rezistencës Sociale: Paga minimale në prill shkon 320 mijë lekë

Një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve, këtë të dielë kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Kreu i qeverisë, tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë, ndërsa shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

“Në këtë situatë absurde të krijuar nga një luftë që zhvillohet vetëm 2 orë larg në vijë ajrore nga ne, shikojmë edhe pasojat e rritjes së çmimeve. Kemi vendosur heqjen e taksës me pagën mbi 40 mijë lekë. Keni dhe në të ardhur plus, që është një 7% i ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pagat minimale në Shqipëri janë 30 mijë lekë dhe nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë. Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?