Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Krenar që Shqipëria drejton në qershor Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ndodhen në New York, në kuadër të procesit që marrjes nga ana e Shqipërisë së presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

”New York, Kombet e Bashkuara. Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë.

Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP