Rama takon shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin hungarez në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian së bashku me liderë të tjerë të Europës dhe BE-së, ndër të cilët është edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë është takuar edhe me shefin e NATO-s Mark Rutte dhe më tej me kryeministrin e Holandës Dick Schoof në një takim bilateral. Në takim Rama ishte i shoqëruar nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni dhe nga deputetja e PS-së, Etilda Gjoni.

SHKARKO APP