Rama takon Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, flitet për rindërtimin e Spitallës dhe portin e ri në Durrës

Në vijim të qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot edhe një takim me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.

Kreu i qeverisë theksoi se fokusi i takimit ka qenë për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë si dhe për portin e Durrësit.

“Abu Dhabi – Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme”.

SHKARKO APP