Rama te “Babë Dudë Karbunara” në Berat: Sot paga mesatare e mësuesit 950 euro

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot te shkolla “Babë Dudë Karbunara” në Berat, e cila është një ndër 25 shkollat e ndërtuara nga e para.

“Paga mesatare 950 euro, në nivelin e vendeve më të përparuara dhe një pagë që kërkon presima për të treguar më shumë.

Para se të merrnim detyrën, Berati ishte një magji e fshehur, e mbuluar me errësirë. Një nga shëmbëlltyrat e degradimit ishte edhe gjimnazi ‘Babë Dudë Karbunara’, fizikisht, se në ambientet e tij mbanin ndezur dëshirën për të dhënë dije.

Edhe opozita e Dhori Kule nuk më kundërshton dot që Ervin Demo i ka dhënë Beratit një shtysë të re dhe ka sjellë për Beratin, më shumë në Berat. Kjo shkollë nuk do të ishte bërë dhe nuk do të ishte kaq mbresëlënëse nëse nuk do të ishte vizioni dhe këmbëngulja e Ervinit për të marrë mbështetjen e Qeverisë.

Në këto 11 vjet ka ndërhyrë në infrastrukturën zgjedhore më shumë, se në afro 45 vjet. Puna flet, faktet dhe veprat flasin, siç flet edhe kjo godinë, që është një qendër e re e dijes dhe komunitare për Beratin, sepse këtu janë të gjitha.

Profesor Dhori, më pyeti a e di Ogerta që ti je nga Berati, nuk e di a e di Ogerta , por familja ime nga im atë rrjedh nga Berati. Stërgjyshi im ishte një patriot i angazhuar për pavarësinë, me të ardhura mesatare, por i përkushtuar për të financuar shkollat shqipe, në një kohë kur shkolla shqipe ishte e kërcënuar.

Shkolla, përmes emrit që mban, ka edhe një simbol të mishëruar në një amanet, amaneti për gjuhën shqipe, që sot kërcënohet nga një armiqësi tjetër e madhe, që është armiqësia e atyre komunikimeve me shkurtime dhe braktisja e të lexuarit dhe shkuarit. Për këtë sfidë po përpiqemi të bëjmë më shumë”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP