Rama: Të hënën nis furnizimi me vaksinën Phizer në një sasi të vogël

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça gjatë bashkëbisedimit me një mjek se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.

Kreu i qeverisë shtoi se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur më vonë.

Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë dozat e para në fund të janarit. Njësoj si me të tjerët Pfizer i shtyu në kohë. Kemi marrë konfirmimin që do fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët“, tha ai.

Po ashtu kryeministri deklaroi se: “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”.

SHKARKO APP