Rama: Të respektojmë himnin e serbëve

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi t’i japë një mesazh të gjithë shqiptarëve në prag të ndeshjes me Serbinë.

Duke deklaruar se Kombëtarja është një hap larg kualifikimit në finalet e një kampionati europian, Rama tha se, të gjithë duhet të tregohemi dinjitozë si në fushën e lojës ashtu dhe në tribuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndeshja me Serbinë është vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare për të bërë diferencën në fushë dhe tribunë, sepse ne dimë të këndojmë himnin tonë dhe të respektojmë atë të kundërshtarit”, – tha Kryeministër Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e dha këtë mesazh nga UET-ë, në ceremoninë ku trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi u vlerësua me çmimin “Honoris Causa”./Tv Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?