Rama te shkolla “Mihal Grameno”: Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kanë qenë të pranishëm sot në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë, ku ka nisur për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç.

“Në shkollën “Mihal Grameno” ku për herë të parë do të nisë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç, krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, shikimit, e depistimit dentar me 200 kabinete të shpërndara në institucione të ndryshme arsimore.
Në total në shkollat publike janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, dhe nxitur kulturën për një stil të shëndetshëm jetese”, shprehet Rama.

SHKARKO APP