FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Teatër serb me gjoja aeroplanë dhe tanke në kufi!

Kryeministri Rama nga Prishtina në konferencën e shtypit me kryeministrin Kurti tha ndër të tjera teatri që po bëjnë serbët në kufi gjoja me rreshtim tankesh apo me fluturime avionësh në qiell, sikur po bëjnë namin, janë koti. Nuk duhet kështu nga serbët, por ka nevojë për dialog e jo përballje forcash.

“Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit dhe nga disa fantazma të ushtrisë së mundur 20 vite më parë, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar, madje fjala vjen ju paguhen dhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria këtu si askujt askund në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht ato manovra sjellin në skenë hijen e së shkuarës, nxisin nacionalizmin vandal të institucioneve publike. Qytetarët serbë nuk janë viktima të represioni, por janë pengje të staniacionit në dialog”- shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?